MENU
klinika

Me anijen, “Oruç Reis”

Turqia “kapi” në befasi, Greqinë, BE-në dhe Gjermaninë

19.10.2020 - 18:53

Lëvizja e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të dërguar përsëri një anije kërkimore të energjisë dhe anije luftarake pranë ishullit grek të Kastellorizo, kapi në befasi qeverinë greke, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë që po vepronin si ndërmjetës në një mosmarrëveshje të mundshme mes dy shteteve.

Në një intervistë me “Kathimerinin”, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se rikthimi i anijes “Oruc Reis” prej Turqisë ishte “një surprizë shumë e keqe”, megjithëse ai e kishte bërë këtë gjë edhe dy herë më parë.

Herën e parë ai e tërhoqi atë pasi u bind nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila refuzoi të mbështeste kërkesën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për vendosjen e sanksioneve nga ana e BE.

Pasi Mitsotakis dhe presidenti Qipriot Nicos Anastasiades, tërhoqën kërkesat e sanksioneve në një takim të BE-së me zyrtarët turq për t’i dhënë diplomacisë një tjetër mundësi, Erdogan u tërhoq.

Ai tashmë kishte thënë se pa marrë parasysh rezultatin e bisedimeve të planifikuara në Ankara, të cilat Greqia i anulloi përkohësisht, ai do të vazhdonte me shpime në det, pa u penguar nga askush dhe duke shpërfillur edhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara që ai të tërhiqej për të parandaluar një konflikt.

Ndryshe nga më herët, Greqia nuk kishte dërguar asnje nga flota e saj detare për të ndjekur anijet turke ndërsa Mitsotakis po përpiqet të vendosë se si të përgjigjet dhe BE po ngurron, ende heziton të përballet me një Erdogan të guximshëm.

Forcat e armatosura të Greqisë mbeten në gatishmëri të lartë për mundësinë e ndonjë provokimi të mëtejshëm, tha Kathimerini, por gazeta tha se nuk do të ketë një aksion ushtarak nëse Turqia nuk hap zjarrin e para në rast se Erdogan po përpiqet të shkojë në Greqi për të sulmuar.

Mitsotakis thuhet se do të vazhdojë të provojë diplomacinë e cila ka dështuar vazhdimisht me Erdogan ndërsa dëshiron që BE të jetë gati të ulë vrullin e tij me sanksione reale, ndryshe nga ndëshkimet e buta që ka bërë deri në këto momente.

BE i kishte dhënë Turqisë kohë deri në fund të vitit për të arritur një zgjidhje me Greqinë, por anija turke ndërkohë mund të vazhdonte të kërkonte për naftë dhe gaz edhe në ujërat greke.

Turqia lëshoi ​​një paralajmërim për dërgimin e anijes duke rezervuar ujërat rreth ishullit grek për kërkimin e saj të energjisë deri më 22 tetor, por mund të zgjatet edhe më shumë dhe ka shqetësime se Oruc Reis do të lundrojë midis gjashtë dhe 12 miljeve detare larg ishullit.

Mitsotakis, i cili ka ndërtuar aleanca ndërkombëtare kundër planeve të Turqisë për të kërkuar më shumë pjesë të Egjeut dhe Mesdheut Lindor nën një marrëveshje detare që ai nënshkroi me Libinë, të cilën asnjë vend tjetër nuk e njeh, po përpiqet gjithashtu të thellojë lidhjet me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Greqia iu kundërvu marrëveshjes Turqi-Libi duke bërë një marrëveshje të ngjashme me Egjiptin, një lëvizje që e shtyu Erdoganin të anulonte një seri bisedimesh të planifikuara dhe situata të përshkallëzohej.

Greqia gjithashtu po ndërton arsenalin e saj ushtarak me armë, municion dhe ka plane për të blerë aeroplanë luftarakë të prodhuar francezë, Rafale, por tensioni po rritet gjithashtu mbi raportet që Turqia testoi një sistem mbrojtje raketash të prodhuar rusisht S-400 që mund të përdoret kundër forcave greke.

Nëse “Oruc Reis”, një anije kërkimore sizmike, gjen ndonjë gjurmë të naftës dhe gazit në ujërat greke mund të çojë në një përplasje të vërtete ushtarake mes shteteve.

Gjermania, shtëpia e 2.774 milion njerëzve me origjinë turke, nuk e ka braktisur përpjekjen për ta bindur Erdogan edhe një herë të tërhiqet, “heqja dorë nga diplomacia në këtë pikë nuk është një luks që mund ta përballojmë.”

Gjermania ka vepruar në bashkëpunim me SH.B.A. në përpjekjen për të larguar avionët midis Turqisë dhe Greqisë.

Tani për tani BE do t’i përmbahet afatit të fundit të vitit edhe pse ato janë shtyrë edhe më parë, duke thënë se sanksionet janë pjesë e “kutisë së saj diplomatike”, megjithëse ato nuk janë përdorur deri më tani.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Greqia mbështet pushtuesin…”

Turqia akuza Greqisë: Po mbështet Armeninë

“BE të tregohet më e ashpër…”

Greqia dhe Qiproja kërkojnë që BE të ndalë Turqinë