MENU
klinika

I ndryshëm nga herët e tjera

UEFA prezanton topin e Champions League

01.10.2020 - 13:05

Pasditen e sotme, UEFA Champions League do të mësojë ndarjen në 8 grupe të skuadrave pjesëmarrëse të sezonit 2020-2021. Në prag të startit të sezonit, planifikuar për më 20 tetor, kompania e cila e furnizon me topa, “ADIDAS”, ka zbuluar edhe topin që do përdoret në këtë fazë.

Për herë të parë, topi karakterizohet nga një dizajn unik që krijon thellësi përmes mbivendosjes së grafikëve me ngjyra të ndryshme. Dizajni dinamik mbështjell yjet e famshëm blu mbretërorë, duke lejuar njohjen e menjëhershme të identitetit të Ligës së Kampionëve.

Brenda gjashtëkëndëshave, ju kaloni nga ngjyrat e koraleve në hije të kaltër qielli që personifikojnë shpejtësinë dhe dritën. Së bashku me pamjen e saj të rinovuar, topi është i pajisur me teknologjinë më të fundit Adidas Performance. Sipërfaqja e topit gjithashtu ka një histori inovative që u jep lojtarëve më të mirë në botë saktësi dhe kontroll edhe më të madh me topin.