MENU
klinika

Policia nis hetimet

Vlonjatit i shpërthen lënda plasëse në derën e banesës

30.10.2020 - 09:04

Një shpërthim tritoli i është vendosur shtëpisë së një të moshuari në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Sipas Policisë, rreth orës 03:16 në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vetë i moshuari është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.