MENU
klinika

Të infektuar ish-futbollistë e zyrtarë

35 raste të reja me koronavirus në Elbasan

23.11.2020 - 11:48

35 raste te reja me Covid-19 janë regjistruar në Elbasan. Mësohet se mes të infektuarve rezultojnë edhe ish-futbollistë të njohur dhe pushtetarë vendorë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se numri total i të prekurve me Covid 19 aktualisht është mjaft i madh dhe disa prej të prekurve po kurohen në spitalet Covid.

Situata në Qarkun e Elbasanit paraqitet problematike në arsim dhe shëndetësi ku ka mjaft mësues, nxënës, mjekë dhe infermierë të prekur nga koronavirusi.