MENU
klinika

Nga ky shtet varet fituesi...

4 milion vota para, Joe Biden 6 mandate larg fitores!

05.11.2020 - 09:28

Sytë e gjithë amerikanëve dhe qytetarëve në gjithë botën janë kthyer nga Nevada, shteti amerikan i cili ka “privilegjin” të nxjerrë fituesin e zgjedhjeve. Sipas rezultateve më të fundit të përditësuar nga mediat vendase, Joe Biden ka 264 vota elektorale (mandate) nga 270 që i duhen për të fituar, ndërsa republikani Donald Trump ka marrë deri tani 213 vota të tilla.

Vetëm Nevada ka 6 mandate apo vota elektorale, vota të cilat i japin Joe Biden automatikisht shumicën dhe e çojnë në nivelin e 270 votave elektorale që i duhen për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve Presidenciale në SHBA.

Aktualisht numërimi i votave vazhdon në disa shtete, ndërsa diferenca në vota popullore mes dy liderëve është e madhe, afro 4 milionë, dhe në vota elektorale gjithashtu. Por në Nevada, pavarësisht se kryeson Biden, Trump është vetëm 8 mijë vota larg dhe janë pa u numëruar 25% të votave.

Zyrtarët zgjedhorë dje kanë thënë se rezultatet e ardhshme për Nevadan do të postohen të Enjten (sot) në 17:00 GMT (09:00 me kohën lokale në SHBA).

Si funksionon sistemi i votave?

Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kollegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar për këtë punë, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C. Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje

Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Zelensky, shkarkon disa nga gjeneralët e lartë!

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit