MENU
klinika

Peshat e rënda në boks

Anglia i lejoi, Joshua-Pulev me tifozë

24.11.2020 - 13:13

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit është shprehur i kënaqur me deklaratën e kryeministrit anglez Boris Johnson që tha se nga 2 dhjetori do të lejojë praninë e tifozëve në stadium. Kjo i hap “dritën jeshile” edhe dueleve të boksit që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe, që ato të kenë një numër të limituar fansash.

Më 12 dhjetor do të zhvillohet sda e madhe për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe sfidantit bullgar Kubrat Pulev. Duke parë se situata ka ndryshuar pas deklaratës së Johnson, atëherë fansat mund të jenë të pranishëm në këtë duel. Hearn po punon për këtë gjë.

“Ky është lajm i madh. Nuk do të rritim çmimet edhe pse kërkesat do të jenë të shumta. Ne e dimë që janë të shumtë ata që duan të vijnë në stadium. Do të jetë një shans i mirë për fansat të ndjekin nga afër një duel të madh, do të jetë si dikur”, tha Hearn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN