MENU
klinika

Dita 24 e grevës në Ballsh

Një nga gratë naftëtare tenton të vetëvritet!

07.11.2020 - 11:44

E pashpresë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e psikologjike një nga grevistet e Ballshit ka tentuar të vetëvritet.

Njëra nga naftëtaret e Ballshit mbrëmjen e djeshme ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.

Mësohet se gratë e tjera greviste fatmirësisht kanë mundur të parandalojnë kolegen e tyre për të realizuar aktin e rëndë.

Punonjëset e uzinës, të cilat janë prej 24 ditësh në grevë urie pohojnë se janë të pashpresa dhe se shteti i ka braktisur.

Kujtojmë që naftëtaret e rafinerisë së Ballshit janë në grevë duke kërkuar t’u jepen pagat e prapambetura që i kanë fituar me gjyq.