MENU
klinika

Bundesliga, java 7

Bayern nuk e fal Dortmund, triumfon në klasike

07.11.2020 - 20:30

Ashtu si një muaj më parë në Superkupën e Gjermanisë, Bayern Munchen fiton 3-2 përballë Borussia Dortmund, me ndryshimin e vetëm që kësaj here u luajt në “Signal Iduna Park”. Bavarezët tani qëndrojnë të vetëm në krye.

Lewandowski gjeti rrjetën pas pasimit të Gnabryt në 27’. VAR ndërhyri dhe e anuloi për pozicion jashtë loje. Një pozicion shumë i dyshimtë Joshua Kimmich pësoi një dëmtim të rëndë. Ai u mundua të ndalte sulmuesin Erling Haaland dhe ndërhyri në mënyrë të gabuar. Doli nga fusha duke qarë.

Dortmundi ka kaluar në avantazh me Reus në minutën e 45′. Bayern ka barazuar menjëherë rezultatin, pasi Alaba dërgoi topin në rrjetë në 45’+4′. Ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Me tënisur e dyta, Bayern shënon. Lewandowski mori një krosim nga Hernandez dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i vjedhur kohën Hummels. Në 80’ është Sane që realizon për Bayern, duke cuar shifrat në 1-3. Goli i Haaland në 83’ vetëm sa ngushton në 2-3, pasi kështu mbyllet, pavarësisht se në 93′ Lewas i anulohet një tjetër gol për jashtë loje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN