MENU
klinika

Vetëm fitore në Champions

Një vit në krye të Bayern, Flick trajner rekordesh

04.11.2020 - 17:47

Bayern Munchen fitoi mbrëmë fitoi 6-2 në fushën e Salzburg, në ndeshjen e tretë të sezonit të ri në Champions League. Janë 14 fitore radhazi, një rekord që vjen në 1 vjetorin e emërimit të trajnerit Hansi Flick.

Teksa shumica e bisedave të klubit për momentin rrethojnë të ardhmen e David Alaba, Bayerni ka hedhur një hap tjetër për të mbrojtur titullin e vet europian. Mendojeni pak, 3.5 është mesatarja e golave të shënuar në 14 fitoret radhazi.

Ky është suksesi i radhës i Hansi Flick, në Champions, ku nuk e njeh humbjen. Më 6 nëntor 2019, vetëm disa ditë pasi Niko Kovac u largua, Flick u caktua si trajner i përkohshëm duke e nisur me fitoren 2-0 kundër Olympiacos, në fazën e grupeve të Champions-it.

Në një vit, 48 ndeshje ka luajtur kampioni gjerman nën drejtimin e Flick. Kjo periudhë është shoqëruar me një ndryshim të paparë pozitiv, në çdo drejtim. Bayerni ka fituar 44 herë, duke shënuar 160 gola mahnitës dhe pësuar vetëm 41 gola.

Pra, mesatarisht ka marrë 2.77 pikë mahnitëse për ndeshje. Flick ka ndërtuar një ekip dominues, duke shkrirë në një lojtarët e rinj dhe ata me përvojë. Filozo pune kjo, që e bëri të tojë gjithçka të mundshme në vitin e tij të parë si trajner.

Nëse i referohemi vetëm Champions-it, aty bavarezët janë të pathyeshëm me këtë trajner. Në total kanë luajtur 11 ndeshje me Flick në drejtim, duke i fituar të gjitha. Në total kanë shënuar 42 gola dhe kanë pësuar vetëm 7 të tillë. Një makineri perfekte!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Lewandowski meriton Topin e Artë”

Rekordmeni Hansi Flick, arkitekti i Bayern Munchen

Arsyet pse është triumf historik

Rekordet që vendosi Bayern në Champions League