MENU
klinika

“Lewandowski meriton Topin e Artë”

Rekordmeni Hansi Flick, arkitekti i Bayern Munchen

05.07.2020 - 13:14

Bayern Munchen mori edhe trofeun e dytë për këtë sezon dhe tashmë është fokusuar totalisht në Champions League, me cerekfinalen në “xhep”, pas fitores 3-0 në Londër ndaj Chelsea.

Arkitekti i të gjithë këtij suksesi është natyrisht trajneri Hansi Flick, që ka të gjitha meritat për transformimin e Bayern Munchen, teksa nga një skuadër me problem nën drejtimin e Kovac, në një “buldozer” që shtyp çdo gjë përpara.

Në fakt, Flick ishte aty, por ndryshe nga paraardhësi, ai gjeti ekuilibrat në skuadër, pasi e dinte që kualitetet ishin. Koha i dha të drejtë. Me triumfin e mbrëmjes së djeshme në Kupën e Gjermanisë 2-4 kundër Bayer Leverkusen, 55-vjeçari bëhet i pari gjerman që fiton në karrierën e dyfishtë futbollist-trajner “dopietën” (kampionat dhe kupë).

Në vitin 1986, Flick luante për Bayern-in, ku fitoi Kupën e Gjermanisë 5-2 ndaj Shtuttgart, ndërsa bavarezët kurorëzoheshin edhe si kampionë. 24 vjet më pas, Flick përsërit suksesin personal, por me kostumin e trajnerit.

“Qershia mbi tortë” është Liga e Kampioneve. Nëse arrin ta bëjë këtë, Flick do të përsëriste suksesin e Heynckes në vitin 2013. Gjithsesi, trajneri aktual e ka kaluar në një shifër ish-teknikun e suksesshëm.

Në sezonin e tripletës, Heynckes vendosi rekord për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë me 49 pikë dhe golaverazh 54-11. Bayern i Flick mori po 49 pikë, por me një golavarazh 54-10.

Por trajneri Hansi Flick kërkon ta ndajë suksesin me të gjithë, ku ngre në piedestal Robert Lewandowski, për të cilin thotë se mund ta fitojë “Topin e Artë”, pasi e mbylli sezonin e tij kombëtar me 51 gola. Për momentin, polaku ka fituar titullin, Kupën dhe Këpucën e Artë në Bundesligë. Po kështu, Leëa ka shënuar 11 gola në Champions këtë edicion.

“51 gola janë një pajë mbresëlënëse për cilindo sulmues në botë. Rivalët e tij janë jo pak mbrapa në këtë drejtim. Pra, pse jo. Lewandowski i ka hedhur të gjitha themelet për të marrë ‘Topin e Artë’ këtë vit” – tha Flick.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN