MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Berisha pret penallti, mbetet heroi i SPAL

01.11.2020 - 19:15

Shumë skuadra të Serie A do ta kishin zili, pasi Etrit Berisha cilësohet nga të gjithë një luks për Serie B dhe portieri shqiptar po e tregon me paraqitjet e tij se sa i vërtetë është ky konstatim.

Me kthimin e gardianit kuqezi mes shtyllave, SPAL ka gjetur më shumë siguri në prapavijë dhe ka filluar të sigurojë rezultatet që i duhen për të luftuar për majën e klasifikimit dhe kthimin në elitën e futbollit italian.

Sot, pritjet e tij ndihmuan SPAL që të siguronte një fitore 1-0 në fushën e Reggina-s, një skuadër e cila po mundohet të kthehet në nivelet më të larta dhe ka radhët e saj emra të njohur si Jeremy Menez apo German Denis.

Menez u bë protagonist edhe sot për skuadrën e Regina-s, pasi në minutën e 23-të, ofendoi gjyqtarin dhe përfundoi para kohe poshtë dusheve me karton të kuq.

Ndërkohë, Denis kishte mundësinë të shënonte para Berishës me një penallti, por portieri shqiptar arriti të neutralizonte gjuajtjen e tij dhe të ruante avantazhin që kishte siguruar ekipi që në minutën e 31-të të sfidës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 dhe i dha mundësinë SPAL që të merrte fitoren e dytë radhazi, duke bërë hapa para në klasifikimin e Serie B dhe duke iu afruar grupit që lufton për ngjitjen në Serie A.

Në fundin e takimit, shqiptari u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës. Nota e vlerësimit nga faqja e specializuar “Sofa Score për portierin e Kombëtares ishte 8.6. Dhe nuk është hera e parë, prandaj Berisha mbetet heroi i SPAL.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar pret penallti

Berisha, hero i SPAL edhe në Serie B