MENU
klinika

Etrit Berisha

“Dua një trofe, do hap shkollë në Kosovë”

12.01.2019 - 13:28

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, kohët e fundit është rikthyer në një futbollist të rëndësishëm e Atalanta dhe është tashmë një titullar i formacionit të Gasperinit, ku edhe po bën mjaft mirë.

“Gazzetta dello Sport” në Itali ka realizuar një intervistë të gjatë me portierin shqiptar, ku ndër të tjera ai ka folur për formën e skuadrës, të ardhmen e tij apo edhe ëndrrat që ka.

Fillimi në Itali – Kisha oferta të ndryshme, por Tare ishte vendimtar dhe e falënderoj. Isha një hap larg nga Chievos (nënshkrova një kontratë paraprake që më pas u anulua).

E pamundur të refuzoja Lazion, por pas 3 sezonesh si i dytë pas Marchettit, kam dashur të bëhem protagonist. Bergamo ishte një sfidë e re, një shans për të treguar vlerën time.”

Forma aktuale – “Përvoja ndihmon shumë, ashtu si edhe gabime. Eliminimi me Dortmund i ka dëmtuar të gjithë. Kam vuajtur, por ai episod e forcoi karakterin tim.

Sot jam i lumtur dhe e imagjinoj të ardhmen time këtu. Klubi është ambicioz dhe nuk luftojmë për mbijetesë, kështu që s’kam se çfarë kërkoj më shumë.”

Europa – Do të varet nga pjekuria jonë. Ne kemi 28 pikë dhe 4-5 mungojnë për gabimet tona duke përfshirë gola që mund të shmangeshin. Renditja është e mirë, por duhet të arrijmë objektivat.”

etrit berisha
etrit berisha

Roli i portierit – “Futbolli ka ndryshuar shumë dhe tashmë hyjnë shumë në punë edhe këmbët. Vetë Gasperini kërkon që aksionet të nisin që nga porta. Golini është një djalë dhe lojtar i shkëlqyer, ka një rivalitet të drejtë, por unë kam punuar gjithmonë për të pasur mundësi dhe që të jem siguri për shokët.

Lloris, Pikckford, Handanoviç dhe Oblak janë më të mirët. Në Itali, përveç Samir Handanoviç, unë them Donnarumma, e ardhmja i përket atij, si edhe Cragno që është i jashtëzakonshëm. Nuk e harroj shokun tim Strakosha.”

Ëndrra – Dua të luaj në Champions dhe të fitoj një trofe. Do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëj me Atalantën.”

etrit berisha
etrit berisha

E ardhmja – “Dua që të merrem me zbulimin e talenteve dhe shpresoj shumë që të hap një shkollë futbolli në Kosovë”, – u shpreh ndër të tjera Etrit Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN