MENU
klinika

Premier League, Java 9

Chelsea mposht Newcastle dhe merr kreun provizor

21.11.2020 - 15:23

Tri fitore radhazi në Premier League për Chelsea, e fundit 2-0 në transfertë ndaj Newcastle dhe Blutë e Londrës marrin kreun provizor në javën e nëntë, pas 5 fitoreve, 3 barazime dhe 1 humbje.

Miqtë janë zhbllokuar shpejt, që në minutën e 10-të. Më saktë, ishte një autogol i vendasve (Fernandez) që cliroi të besuarit e Lampard, të cilët e mbyllën fraksionin e parë me këtë gol.

Në të dytën, Chelsea ka dyfishuar avantazhin në minutën e 65-të. Blutë kanë gjetur golin me Abaraham, por merita më e madhe i takon Werner. Gjermani ka marrë topin në mesfushën e tij dhe ka kaluara me lehtësi disa kundërshtarë para se të pasonte saktë.

Më pas Werner është zëvendësuar, ndërsa në fund Chelsea-s i anulohet edhe një gol. Gjithsesi, miqtë mbrojnë fitoren e vyer, duke mos rrezikuar në një transfertë të vështirë.