MENU
klinika

Qeveria greke merr vendim

COVID-19/ Nga sot Selaniku dhe Serra futen në karantinë

03.11.2020 - 09:49

Nga sot Selaniku dhe  Serra me vendim të qeverisë greke do të jenë në bllokim të plotë me një sërë kufizimesh të reja për të frenuar përhapjen e Covid.

Kufizimet në Selanik dhe Serra do të jenë në fuqi për dy javë. Sipas vendimit kufizimet e reja pengojnë qytetarët të dalin nga shtëpia kot, por vetëm për arsye shëndetësore dhe për punë.

Ndërkaq qytetarët duhet të dërgojnë patjetër një SMS për të dalë nga shtëpia, përndryshe nuk mund ta bëjmë këtë gjë.

Shtetrrethimi do jetë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Vendimi për të vendosur një bllokim në Selanik erdhi pas një rritje të infeksioneve gjatë fundjavës – 530 raste të premten, 839 të shtunën dhe 449 të dielën.