MENU
klinika

Krerët e futbollit kosovar në "Air Albania"

Duka: Pandemia na anuloi Kupën me Kosovën

06.11.2020 - 14:28

Një delegacion i futbollit kosovar ka vizituar sot ambientet e “Air Albania Stadium”. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti në vizitën speciale të programuar më herët, presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Kosovës.

Duka foli në lidhje me këtë takim, si dhe për projektet e bashkëpunimit mes tyre. Veç të tjerash ai u pyet edhe për vendimin e qeverisë për mos lejimin e tifozëve as në masën e 30% të stadiumit, si dhe për situatën aktuale post bojkotit, duke u shprehur:

VIZITA – “Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, te zyrat dhe në stadium, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së, me të cilët e kishim lënë. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë.

Unë jam i gëzuar që jemi bashkë për të shkëmbyer eksperienca mes komiteteve ekzekutive. Kemi projekte dhe programe të përbashkëta, të nivelit menaxherial, dmth për bashkëpunimin e menaxhimit të 2 federatave, të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve, arbitrave etj.

Projekti madhor ishte organizimi i një Kupe të Përbashkët, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që ta realizojmë në vitet në vazhdim. Bashkëpunim është dhe ndeshja që do të zhvillojmë në datën 11 për ndeshjet zyrtare të  dyja skuadrave, që uroj të kenë rezultatet sa më pozitiv.

MIQËSORJA – “Futbolli është lojë dhe në një lojë, gjithkush ka dëshirë të fitojë. Uroj që për të 2 stafet ajo të jetë një vëllazërore që t’i shërbejë lojës për ndeshjet zyrtare.”

TIFOZËT – “Ne kemi kërkuar, kemi marrë përgjigje negative. Kemi vazhduar të insistojmë, duke parë nivelin në rritje të COVID-it, duket e vështirë. Uroj që në ditë të mira të kemi 20-30% të tifozëve, të paktën në ndeshjet zyrtare.”

BOJKOTI – “Nuk kemi pasur gjë konkrete gjatë kësaj jave. Shpresoj që brenda këtij viti të kemi realizuar ato kërkesat që kemi pasur”, u shpreh Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF-së në mbledhjen e Ligës

“Nuk jam për bojkot, faji jo vetëm i kësaj Qeverie”