MENU
klinika

Premier League, Java 9

Everton rikthehet te suksesi pas 4 ndeshjeve

22.11.2020 - 15:19

Everton më në fund rikthehet te fitorja, teksa ia del në transfertë ndaj Fulham 3-2. Një ndeshje goxha e vështirë për djemtë e Carlo Ancelottit që duhet të fitonin pas një ecurie skandaloze në 4 ndeshjet e fundit me 3 humbje dhe një barazim.

Ndeshja u hap mjaft mirë për miqtë, pasi shënuan gol pas 40 sekondash. CalvertLeëin gjeti goli pas një pasimi të Richarlison për 0-1. Vendasit barazuan në minutën e 15′ me Reid. Ky i fundit gjeti rrjetën për 1-1 mjaft bukur.

Ishin miqtë që realizuan sërish me një aksion perfekt. Digne pasoi për CalvertLeëin për 1-2. Një gol mjaft i mirë për ekipin e Carlo Ancelottit që erdhi pas një aksion mjaft të mirë. Doucoure gjeti golin e tretë në minutën e 35′ për 1-3.

Vendasit dominuan në pjesën e dytë, ata humbën dhe një penallti me Cavalieron që rrëshqiti në momentin që duhej të gjuante. Loftus-Cheek ngushtoi diferencën në 2-3, por asgjë më shumë se kaq. Evertoni merr 3 pikë që rikthejnë frymëmarrjen tek ekipi i Carlo Ancelottit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN