MENU
klinika

Dita e 18-të

Gratë naftëtare të vendosura, vijojnë grevën

01.11.2020 - 12:09

Greva e naftëtareve vijon edhe gjatë kësaj të diele teksa ka hyrë në ditën e 18.

Gratë naftëtare vijojnë rezistencën e tyre pavarësisht se gjendja shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Edhe në mes të lodhjes, stresit dhe shqetësimeve të tjera shëndetësore, ato nuk i ndalin thirrjet drejt kryeministrit për të zgjidhur problemet e tyre.

Tashmë ambientet e qendrës shëndetësore janë kthyer në një shtëpi te dyte por pa familjarët e tyre. Nuk dalin janë të vendosura deri në zgjidhjen e hedhjes së pagave që i kanë të fituara.

Greva dhe protestat e naftëtarëve tashmë e kanë kaluar muajin që nga fillimi i rikthimit i grevës së dytë brenda vitit.

Rezistenca dhe vazhdimi i ngujimit të tyre do të vazhdojë.