Amerikanët votojnë sot, ditën e fundit të votimit në zgjedhjet e vitit 2020, dhe shëndeti i demokracisë amerikane varet nga e gjitha kjo.
Por në këtë orë krize, forca e demokracisë gjithashtu shfaqet. Siç tha Martin Luther King Jr në fjalën e tij të fundit, “Vetëm kur të jetë mjaft errësirë mund të shihni yjet.”
Edhe ndërkohë që zyrtarët republikanë punojnë për të dekurajuar votimin dhe për të parandaluar numërimin e fletëve të votimit, zyrtarët në shumë shtete e kanë bërë më të lehtë votimin se kurrë më parë. California, Nevada, New Jersey dhe Vermont, së bashku me Uashington, DC, dërguan fletëvotime me postë te të gjithë votuesit, duke iu bashkuar pesë shteteve të tjera që tashmë e bënë atë. New York, New Hampshire dhe Virginia, midis shteteve të tjera, lehtësuan rregullat për votimin . Në Harris County, Texas, disa qendra votimi qëndruan të hapura gjithë natën.
Edhe ndërkohë që Presidenti Trump ka sulmuar njerëzit që nuk mbështesin rizgjedhjen e tij, miliona amerikanë kanë përfituar nga këto mundësi të reja për të votuar. Më shumë se 97 milion njerëz kanë votuar në të gjithë vendin. Në Teksas dhe Hawaii, numri i votave të hedhura para Ditës së Zgjedhjeve ka tejkaluar votat totale të zgjedhjeve të vitit 2016.
Edhe ndërkohë që pandemia e koronavirusit vazhdon të bëjë “kërdinë”, miliona amerikanë planifikojnë të vendosin maska dhe të shkojnë të votojnë. Disa do të presin për orë të tëra në radhë të gjata, një përgjigje heroike ndaj një realiteti të turpshëm, për të ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur njerëzit që do t’u shërbejnë atyre në Uashington dhe në qeverinë shtetërore dhe lokale.
Me akumulimin e këtyre akteve individuale, demokracia përfaqësuese përtërihet.
Zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve kanë një detyrim të sigurojnë që të gjitha këto vota të numërohen. Ky proces nuk do të përfundojë të martën. Disa shtete mund të raportojnë shpejt rezultatet; të tjerë shteteve do t’u duhen ditë për të bërë numërimin.
Trump, dhe zyrtarë të tjerë republikanë, mund të ndihmojnë duke lënë mënjanë planet për të ndërhyrë.
Gjykatat, të cilat do të thirren në mënyrë të pashmangshme nga të dy palët, kanë një detyrë kryesore për të maksimizuar mundësinë për të votuar dhe për të siguruar që fletët e votimit të numërohen.
Kandidatët gjithashtu kanë një detyrim të presin për numërimin e votave. Trump ka thënë se ai mund të pretendojë fitoren para se shtetet të përfundojnë numërimin. Pretendime të tilla të parakohshme, do të ishin të papërgjegjshme.
Po kur të dalin rezultatet? Sapo kombi të ketë zgjedhur presidentin, po 35 senatorë dhe 435 përfaqësues, për të mos përmendur zyrtarë shtetërorë dhe lokalë dhe rezultatet e referendumeve? Zgjedhjet janë vetëm fillimi.
Kandidati fitues dhe mbështetësit e tij do të festojnë, por rëndësia e zgjedhjeve mbivlerësohet. Ajo që fitohet nuk është e drejta për të bërë vazhdimisht premtime, por vetëm shansi për të qeverisur.
Votuesit kanë bërë kompromiset e tyre në përzgjedhjen e kandidatëve që mishërojnë disa por jo të gjitha përparësitë e tyre, disa por jo të gjitha vlerat e tyre.
Ky komb po luftonte për të zgjidhur një sërë problemesh afatgjata përpara fitores së Trump në 2016. Gjatë katër viteve të fundit, këto sfida janë shtuar, pjesërisht sepse Trump nuk ka arritur të kuptojë punën e një presidenti. Ai ka kërkuar të sundojë i vetëm, të sulmojë kundërshtarët e tij. Sërish, ai ka vendosur që “asnjë bukë është më mirë se gjysma e një buke”.
Tani Amerika ka shansin e saj katërvjeçar për të filluar nga e para.
Sfida e tanishme është të mbajmë një zgjedhje të lirë dhe të ndershme, për t’i demonstruar vetes më shumë se kushdo tjetër se ky komb mbetet i përkushtuar ndaj demokracisë përfaqësuese dhe sundimit të ligjit. Por vetë votimi është vetëm një mjet për të arritur një qëllim.
Pasi të numërohen fletët e votimit, ata që fitojnë duhet të provojnë se mund të qeverisin.
Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al