MENU
klinika

Basket Meshkuj

Kombëtarja e basketbollit humb me Bjellorusinë

26.11.2020 - 21:29

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj është mundur mbrëmjen e sotme 90-50 nga Bjellorusia, në ndeshjen e vlefshme për fazën paraeliminatore të Botërorit 2023, luajtur në Portugali. Shqipëria bën pjesë në Grupin A, ku rivalet e tjera janë Portugalia dhe Qipro.

Pikërisht në Portugali po luhet kjo fazë e dytë eliminatore (pa tifozë), me sistem grumbullimi, si pasojë e pandemisë Covid-19 (faza e tretë luhet në shkurt 2021).

Kjo ishte sfida e tretë e Shqipërisë në grup, duke pësuar humbjen e dytë (janë mundur edhe nga Portugalia), ndërkohë që kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali kanë edhe një fitore (kanë mposhtur Qipron).

Ndeshja ishte me rivalitet vetëm në periodën e parë, që u mbyll 21-16 për bjellorusët. Më tej, ndeshja u dominua nga rivalët tanë, që u shkëputën ndjeshëm në çerekun e dytë. Te kombëtarja ndikuan disa mungesa dhe fakti se ekipi vjen në këto sda pa ndeshje miqësore dhe stërvitje te plotë (në Shqipëri nuk luhet basketboll prej marsit).

Gjithsesi, në gjysmën e dytë të ndeshjes Shqipëria luan më mirë, por Bjellorusia administron avantazhin dhe e meritoi fitoren me shifrat 90-50. Pas 48 orësh, Shqipëria do të luajë sërish në Portugali, këtë herë ndaj kombëtares vendase.