MENU
klinika

Premier League, Java 10

Liverpool lë dy pikë në fundin e ndeshjes

28.11.2020 - 15:28

Liverpool është ndalur në një transfertë të vështirë, si ajo me Brighton, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Kampionët marrin kreun provizor, por mund ta humbin nesër.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe përfituan edhe penallti në 20’, por Maupay gabon. Në minutën e 34-t realizon Salah, por goli anulohet për jashtë loje. Fraksioni i parë mbyllet pa gola.

Liverpool ka zhbllokuar ndeshjen kundër Brighton në pjesën e dytë, në minutën e 60-të. Të Kuqtë kanë gjetur golin me Jota, një realizim shumë i bukur i portugezit. Mane dyfishoi në 84’, por sërish një gol i anuluar për miqtë.

Atëherë kur Liverpool mendoi se mori tri pikë në një transfertë jo të lehtë, ka penallti për vendasit. Gross në 92’ barazon shifrat, duke marrë një pikë. Miqtë lënë dy pikë me vlerë në fundin e ndeshjes.