MENU
klinika

Premier League, Java 9

Liverpool nuk fal edhe me mungesa, kap kreun

22.11.2020 - 22:16

Liverpool, edhe pse me plot 11 mungesa, ia ka dalë të marrë 3 pikët e plota në shtëpi përballë Leicester, duke fituar bindshëm 3-0 dhe ndarë kreun së bashku me Tottenham pas 9 javëve të Premier League.

Ndeshja është zhbllokuar në 21’. Kanë qenë Të Kuqtë që kanë kaluar në avantazh, por goli ka qenë një dhuratë e miqve. Evans, në fakt, ka realizuar një autogol qesharak. Liverpool ka dyfishuar avantazhin ndaj Leicester në minutën e 41-të.

Goli i Të Kuqve është realizuar nga Jota, i cili ka marrë vendin e Salah në formacion. Portugezi ka shënuar me një goditje të bukur me kokë pas një asisti perfekt të Robertson. Pjesa e parë mbyllet me 2 gola avantazh dhe kampionët pushojnë të qetë.

Pjesa e dytë ka ritëm, e luftuar deri në fund. Dhe në 86’ vjen goli i tretë për vendasit. Është Firmino ai që shënon golin e nokautit. Liverpool bën detyrën në shtëpi, duke marrë një sukses edhe me shumë mungesa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN