MENU
klinika

Legjenda e futbollit

Maradona përfundon përsëri në spital

03.11.2020 - 13:33

Vetëm pak orë pasi festoi ditëlindjen e tij të 60-të, Diego Armando Maradona përfundon në spital. Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror mësohet se është shtruar me urgjencë në një spital të La Plata, pasi nuk është ndjerë mirë.

Gjithsesi, pas testeve të shumta ka rezultuar se Maradona nuk vuan nga ndonjë sëmundje duke hedhur poshtë pretendimet e një infektimi me Covid-19. Megjithatë, mjeku i tij, neurokirurgu ka sqaruar situatën, teksa ka pohuar se Maradona kërkonte thjesht një kujdes mjekësor në spital, për të qenë më pas i gatshëm për t’iu rikthyer trajnimit.

Por, zbulimin e madh duket se e ka bërë gazetari vendas, Andres Cantor, i cili në “Tëitter” ka shënuar se Maradona është dërguar në spital në gjendje të dehur dhe do qëndrojë aty nga 3 deri në 5 ditë. Për t’i ardhur në ndihmë në këto momente aspak pozitive kanë menduar tifozët e tij, të cilët kanë pushtuar oborrin e spitalit me pankarta dhe mesazhe solidariteti me Maradonën.

Kjo nuk është hera e parë që Maradona përfundon me urgjencë në spital. Ish-ylli i Boca Juniors, Barcelonës dhe Napolit ka vuajtur prej kohësh nga varësia e drogës dhe alkoolit si dhe mbipesha. Vitin e kaluar, ai iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një hernie që shkaktoi gjakderdhje të brendshme në stomak, por si një kampion ia doli të triumfonte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”

Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”