MENU
klinika

Pasi mësoi lajmin

Dua Lipa shpërthen në lot pas nominimit për 6 çmime Grammy!

25.11.2020 - 10:34

Një lajm tepër i bukur erdhi sot nga Dua Lipa e cila së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

Së fundmi, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e përshkuan këtë lajm si “çmenduri” dhe të pabesueshëm.

Po ashtu, autorja e hitit “New rules” ka shpërndarë edhe video nga momenti kur ka mësuar lajmin e madh, ku edhe ka shpërthyer në të qara nga gëzimi.

Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen! FALEMINDERIT @RECORDINGACADEMY !!!!!!!!!
Duhet të pushojë pak që të mbledh veten !!!!Future nostalgia forever”- shkroi ajo në Instagram.

 

Kujtojmë se në 2019 Dua ka shkruar historinë pasi është bërë shqiptarja e parë që rrëmben dy çmime “Grammy”.

Artistja jonë fillimisht fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Po ashtu, triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artistja e re më e mirë”.

Grammy do të transmetohet më 31 janar 2021, nga ora 20:00-23:30 nën moderimin e Trevor Noah. Të nominuarit u njoftuan sot, më 24 nëntor, në një ceremoni virtuale ku morën pjesë Dua Lipa, Imogen Heap, Lauren Daigle, Mickey Guyton, Yemi Alade, Nicole Benedetti, Pepe Aguilar, Sharon Osbourne etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasi veshi fustanin e markës së saj

Donatella Versace surprizon Dua Lipën