MENU
klinika

Tenis

Nadal nuk ndalet, arrin fitoren 1000 në karrierë

05.11.2020 - 11:24

Pasi fitoi për të 13-n herë “Roland Garros”, duke qenë absolut, pasi askush nuk ka triumfuar kaq shumë në 1 grand slam të vetëm, Rafael Nadal nuk ndalet dhe vijon me sukseset.

Numri 2 në botë për meshkuj, në turneun Masters të Parisit, ka korur toren numër 1000 si profesionist në karrierën e tij. Nadal fitoi 2-1 ndaj patriotit të tij Feliciano Lopez në ndeshjen e tij të parë në këtë turne.

Tenisti spanjoll fitoi me vështirësi dhe përmbysje 2-1 me sete, 4-6, 7-6 dhe 6-4. Vetëm 3 tenistë e kanë arritur shifrën 1000 të fitoreve në karrierë. Në krye të renditjes ndodhet Jimmy Connors me 1274 fitore, ndjekur nga Roger Federer (1242) dhe Ivan Lendl 1068.

Fitorja e parë e Nadal në karrierën e tij si profesionist daton në vitin 2002, kur ishte 18 vjeç, ndaj paraguajanit Delgado, në turneun e Mallorca. Synimi i Nadal tashmë është rikthimi si numri 1 botë, që mbahet nga Djokovic.