MENU
klinika

Rafael Nadal

“19 vjeç më thanë se nuk do të luaja më”

02.11.2020 - 18:57

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij, ka rrëfyer një episod që ka ndodhur në fillimet e tij si sportist.

“Isha 19 vjeç dhe sapo kisha fituar për herë të parë grand slam të Roland Garros. Për shkak të një keqfunksionimi të këmbës, asokohe më thanë se nuk mund të luaja më tenis”, – tha Nadal.

Spanjolli e ka fituar 13 herë këtë turne, një rekord, për herë të fundit vetëm një muaj më parë, në moshën 34-vjeçare, duke treguar se ata që i thanë kështu, e kanë pasur gabim.

“Dhimbja ishte shumë e madhe, aq sa luaja në mes të fushës i ulur në një karrige. Por u shërova falë një ndërhyrje, që ndryshonte pozicionin e soletës në këmbë edhe pse kjo sillte skuqje të gjurit.

Për të kaluar këto vështirësi duhet edhe një mentalitet pozitiv, për t’i transformuar dobësitë e trupit tonë në një forcë mendore. Kjo është e vetmja mënyrë për të rezistuar”, u shpreh Nadal.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin