MENU
klinika

Rama: Nesër do jem aty

Naftëtaret pranojnë ftesën për dialog!

08.11.2020 - 11:35

Në ditën e 25-të të grevës, gratë naftëtarëve të Ballshit kërkojnë dialog me kryeministrin Edi Rama.

Duke pranuar që të ndërpresin grevën, një kërkesë e bërë disa herë nga kreu i qeverisë, ato thonë që kryeministri t’i vizitojë dhe t’u japë zgjidhje çështjes së pagave të prapambetura.

“Jemi gati të dialogojmë. Dalim nga greva për të dialogut. Nëse s’na jep zgjidhje, do i rikthehemi grevës”- thotë grevistet. Janë 10 gra që janë futur në grevë prej ditësh.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me këtë shumë shpejt. Përmes një reagimi në Twitter, Rama e cilëson lajm të mirë mbylljen e grevës në Ballsh.

Ndërkohë, vetë naftëtarët nuk konfirmojmë mbylljen e grevës, pasi ato kërkojnë dialog. Ai ka konfirmuar nga ana tjetër se do të jetë në Ballsh.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”, shkruan Rama.