MENU
klinika

Qyteti që ka 155 vatra të koronavirusit

Në shkolla mungojnë nxënës, mësuesit në pritje të tamponit

08.11.2020 - 20:22

Elbasani është një nga zonat ku numri i të infektuarve me Covid është rritur. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar 33 raste të reja. Elbasani numëron 155 vatra të koronavirusit, kryesisht shkolla.

Kështu 23 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pozitiv me covid-19, ndërsa 25 mësues janë në pritje të tamponit. Vetëm në një javë, në të gjithë shkollat e qytetit kanë munguar 58 nxënës.

Ndërkohë në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive, në Gramos 35 dhe në Cërrik 31 vatra. Ndërkohë në gjithë qytetin e Elbasanit janë 540 raste aktive me Covid-19.