MENU
klinika

La Liga, Java 10

Ngec Real Madrid, mbetet në vend të katërt

21.11.2020 - 18:14

Pas humbjes turpëruese në Valencia u mendua se Real Madrid do të rikthehej te suksesi, por në transfertë ndaj Villarreal nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1, duke mbetur në vendin e katërt. Ndërkohë, vendasit mbajnë vendin e dytë.

Mariano Diaz, i kthyer titullar pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka kaluar në avantazh madrilenët pas vetëm dy minutash lojë. Kundërpërgjigja e vendasve ka ardhur në të 76-ën me Moreno-n, që ka shënuar nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Courtois.

Sulmuesi i Nëndetëses së Verdhë është lojtari që ka shënuar më shumë gola në La Liga që nga qershori i kaluar (12). Zhgënjen Eden Hazard, i cili është zëvendësuar pas 65 minutash lojë pa tentuar asnjë gjuajtje drejt kuadratit dhe pa krijuar asnjë rast.