MENU
klinika

UNESCO?

Nis shtegtimin Xhubleta, Eposi i Kreshnikëve…

24.11.2020 - 13:25

        Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF nënshkruan në Razmë, Shkodër, memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” në UNESCO.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, e cila, tha se “kemi rrugë të vështirë përpara, por të bindur t’ia dalim me sukses, lidhur ngushtë me komunitetin lokal”.

“Rrethuar nga natyra e mrekullueshme, në Razëm, nënshkruam sot Memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jomateriale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s. Bëhet fjalë për katër pasuri të jashtëzakonshmë shqiptare, me të cilat ne krenohemi e fëmijët tanë nuk do të na e falnin nëse nuk do t’ua trashëgonim. E jo vetëm kaq, por ta ndanim edhe me botën”, – tha Margariti.

Ministrja bëri të ditur se , këto pasuri janë “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, pasuri e folklorit koreografik, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, ritual shumë i vjetër, që zhvillohet nga Veriu në Jug të Shqipërisë, “Xhubleta”, kjo veshje e rrallë, e mrekullueshme, si teknologji dhe ribërje artizanale unikale dhe të formave të përdorimit të saj dhe “Eposi i Kreshnikëve”, i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jo materiale shqiptare”

***

Ministria e Kulturës, në faqen zyrtare në “Facebook”, e përshkruan kështu, këtë nismë shumë të rëndësishme të përfaqësimit dhe njohjes së kulturës shqiptare në botë:

E ardhmja e së shkuarës sonë! ✍️
Sot, në mjedisin më përfaqësues të 4️⃣ dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare, në Razëm, bashkë-drejtorët ekzekutivë të AADF Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli nënshkruan me Znj. Elva Margariti Ministria e Kulturës Memorandumin e mirëkuptimit për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të #UNESCO-s.


Na kanë identifikuar ?? ndër breza, na bëjnë të ndihemi krenar dhe me shumë përulesi e këmbëngulje dëshirojmë t’i ndajmë me brezat e së ardhmes e t’i prezantojmë me mbarë botën! ???
Ato janë:
1️⃣ “Xhubleta”, veshje e rrallë, e mrekullueshme, si teknologji dhe ribërje artizanale unike me një sërë formash përdorimi
2️⃣ “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, pasuri e folklorit koreografik, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtarë shqiptare
3️⃣ “Eposi i Kreshnikëve”, i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërorë jo materiale shqiptare
4️⃣ “Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, ritual shumë i vjetër, që zhvillohet nga Veriu në Jug të Shqipërisë
Një iniciativë e tillë zgjeron më tej portofolin tonë në fushën e trashëgimisë kulturore duke u fokusuar tek komuniteti lokal dhe promovimi i zakoneve e traditave të tyre.
#trashëgimikulturore
#unescoworldheritage
UNESCO

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ministri e tërë... "Kulture"!

Gjellë pa shije, me pak erëz “UNESCO”

"Xhubleta flet shqip"

Pse UNESCO nuk e mbron ende?