MENU
klinika

Shteti që mund t’i japë fitoren! Çfarë po ndodh mbi shtëpinë e Biden?

Pas përmbysjes së rezultatit në Pensilvani, SHBA nis përgatitjet për Presidentin e ri

06.11.2020 - 18:00

Joe Biden është pranë konfirmimit të fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

CNN ka raportuar se hapësira ajrore mbi shtëpinë e Joe Bidenit në Wilmington po caktohet si hapësirë ajrore e mbrojtjes kombëtare, që do të thotë se zyrtarët po përgatiten për kalimin e pushtetit.

Gjithashtu është vendosur skena për një fjalim të mundshëm të fitores së Biden, nëse ai përfundimisht fiton zgjedhjet presidenciale. Njoftimi erdhi pasi Biden përmbysi epërsinë e Donald Trump në Pensilvani, shtet që mund ta përcaktojë Presidentin e ri në SHBA, pasi sjell 20 vota elektorale.

Nëse Bideni fiton në Pensilvani, ku deri më tani janë numëruar 95 për qind e votave, ai siguron më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, që është pragu i nevojshëm për fitimin e zgjedhjeve në nivel kombëtar.

Pas zhvillimeve të fundit, duket se Biden është pranë konfirmimit të fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Numërimi është duke përfunduar..."

Biden s’ka dyshime, flet për fitoren e zgjedhjeve