MENU
klinika

Bundesliga, java 9

Përmbys Bayern, mposhtet Dortmund

28.11.2020 - 17:33

Bayern Munich ka fituar 3-1 me përmbysje kundër Stuttgart-it në transfertë. Vendasit kanë kaluar në avantazh me Coulibaly (20′), ndërsa për miqtë kanë shënuar Coman (38′), Lewandowski (45+1′) dhe Douglas.

Zhgënjen Dortmund, që është mundur 2-1 nga Koln në shtëpi. protagonisti i ndeshjes ka qenë mesfushori tunizian Skhiri, autori i të dy golave për miqtë. Hazard ka shënuar për verdhezinjtë.

Kjo humbje i ka kushtuar vendin e dytë në renditje Borussia-s, që është parakaluar nga Leipzig pas fitores 2-1 të marrë në shtëpi kundër Bielefeld.