MENU
klinika

"Lajm i trishtë, humbja e Fejzos"

Reshat Arbana: U shkëput një gjerdan i kinemasë

22.11.2020 - 13:39

         Aktori i njohur i kinemasë, Reshat Arbana, e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzos.


Ai u shpreh, se Fejzo ishte një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Me Muharremin, kam luajtur te ‘Fijet që priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.

Muharrem Fejzo ishte prej 2 javësh i shtruar në spital në Itali, ndërsa ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet artisti i apasionuar...

Muharrem Fejzo humb betejën me covid-19


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit