MENU
klinika

Greqia shtyn mbylljen deri në 7 dhejtor

Spitalet e Selanikut të tejmbushura

26.11.2020 - 12:25

Greqia ka shtyrë lockdown-in (mbylljen) e përgjithshëm deri në datën 7 dhjetor.

Lajmi i bë i ditur para pak minutash, nga zëdhënësi i qeverisë, në një konferencë për shtyp. Shtyrja konsiderohej e domosdoshme, pasi në vend vazhdon ende të ketë një numër të lartë vdekjesh.

Kështu vetëm gjatë nëntorit, mbi 1200 persona kanë humbur jetën. Shqetësues është edhe numri i madh i rasteve ditore si dhe i të intubuarve që kanë arritur gati 600. Sot, për herë të parë janë kryer transportime ajrore të tre pacientëve që duhet të intuboheshin nga spitalet e Selanikut, të cilat janë mbushur plot, drejt spitaleve të tjera të vendit .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qyteti, shumë afër Shqipërisë

Greqia vendos në ‘lockdown’ Kozanin