MENU
klinika

Asnjë nga Serie A

“Top 10” që po mbajnë më shumë portën të paprekur

05.11.2020 - 14:00

Verona është skuadra që ka pësuar më pak gola në Serie A, vetëm 3 të tillë, madje duke ia kaluar edhe Juventusit dhe Milanit, që kanë marrë 5 gola në 6 javë. Një paraqitje fantastike e portierit Silvestri të Veronës, por kjo vetëm në Serinë A në Itali, pasi në Evropë ka të tjerë portierë që kanë ecuri më të mirë.

“Transfermarkt” ka përpiluar një renditje që tregon portierët që e kanë mbajtur portën të paprekur në shumë ndeshje. Renditjen e kryeson portieri Guilherme i Lokomotivës së Moskës, që nga 16 ndeshje në total, në 7 prej tyre nuk ka pësuar gol.

Në vendin e dytë është risia e këtij sezoni në Premier League, Edouard Mendy. Portieri i Chelsea nuk ka pësuar asnjë gol në 6 ndeshje nga 7 në total që ka mbrojtur portën e Bluve të Londrës. Të njëjtin numër ndeshjesh që uk ka lejuar gol mban edhe Kelyor Navas i PSG, por nga 9 të tilla në total.

Në këtë listë spikat edhe veterani rus Akinfeev, që nga 15 ndeshje, 6 prej tyre nuk ka lejuar gol. Gjithashtu, një tjetër emër i njohur është ai i portierit të Dortmund, Burki. Nga 6 javë në Bundesligë, në 5 prej tyre Burki nuk ka pësuar gol, më saktë, në humbjen e vetme që ka Dortmund në kampionat.

Por në 10 portierët e momentit në Evropë nuk është asnjë nga kampionati italian. Serie A gjithnjë ka pasur portierët më të mirë, e lidhur kjo edhe me mënyrën se si mbrohen ekipet italiane, me katenacon e famshme, por si duket gjërat kanë ndryshuar. Gjithsesi, është vetëm fillimi i sezoneve, situata mund të ndryshojë me kalimin e javëve.