MENU
klinika

"Shqipëria e Re"

Dhjetor, 1977: bardhezi “Tomka dhe shokët e tij”

28.12.2020 - 16:30

      Është filmi, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, në vitin 1977, që e rendit sot regjisoren shqiptare, shumë të suksesshme të subjekteve për fëmijë, mes grave më të talentuara në botë për kinemanë./Konica.al

Emri i Xhanfize Kekos, me “Tomkën” është bërë shumë i njohur, duke marrë vlerësime pozitive nga kritika, për regjinë dhe realizimin më të mirë nga një artiste fermër dhe në kohën e izolimit të Shqipërisë.

Kur kinematografia shqiptare vinte me interpretimet artistike të cilat jipeshin në formatin bardh e zi, një film tjetër që hyri në këtë histori ishte edhe “Tomka dhe shokët e tij”, shkruan KultPlus.

Më 28 dhjetor të vitit 1997 u shfaq premiera e këtij filmi, i cili ishte prodhim i kinostudios “Shqipëria e Re”.

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Nën drejtimin e regjisores së parë shqiptare, Xhafize Keko, aktorët Sotiraq Çili, Zehrudin Dokle, Pavlina Oça, Xhelal Tafaj, Enea Zhegu, Herion Mustrafaj, Genci Mosho, Artan Puto, Selma Sotirllari, Fluranc Ilia kanë sjellur interpretimet artistike

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit