MENU
klinika

Shtohet buxheti

2.3 miliardë euro më shumë për “Tokyo 2020”

22.12.2020 - 17:03

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zyrtarizuar edhe buxhetin që do të jetë në dispozicion për organizimin e lojërave Olimpike të Tokios, të programuara për t’u mbajtur vitin e ardhshëm.

Në total, i gjithë organizimi do të kushtojë rreth 13 miliardë euro, fond të cilit i është shtuar rreth 2.3 miliardë euro nga buxheti i parashikuar fillimisht. E gjitha kjo për shkak se këtë herë do të ketë masa më të rrepta për shkak edhe të situatës së pandemisë Covid-19.

Komiteti Organizativ do të mbulojë 5.7 miliardë të shpenzimeve, shpenzimet për 5.7 miliardë euro, 5.5 do të paguhet nga qeveria e Tokyos dhe pjesa tjetër, 1.7 miliardë, do të shtohen nga buxheti i shtetit.

Kjo kosto përllogaritet që të ndërtojë e të mirëmbajë mjedisin e fshatit olimpik,trajtimin e atletëve, si dhe masat shëndetësore që do të vendosen për të luftuar emergjencën e koronavirusit. Lojërat Olimpike të Tokyos, që ishin programuar për t’u mbajtur në verën e këtij viti, do të fillojnë në 23 Korrik 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin