MENU
klinika

Në Netflix

5 serialet që nuk duhet t’i humbisni

26.12.2020 - 11:13

Për të gjithë ne 2020 ka qënë një vit i vështirë, për shkak të pandemisë, duke u karantinuar për muaj me rradhë në shtëpi ose të dilnim jashtë sipas një fashe orare të vendosur nga qeveria, për të parandalur përhapjen e virusit. Një nga aktivitetet më argëtuese që kemi bërë në shtëpi më së shumti ka qenë të shikonim me orë të tëra seriale ose siç njihet ndryshe në gjuhën e internetit “Binge – Watching” në platformën më poullore, Netflix. Më poshtë do të gjeni një listë me 5 serialet për të rinj, që nuk duhet t’i humbasë asnjë grupmoshë.

Emily in Paris

Seriali rrëfen historinë e një vajzë të re amerikane Emliy, interpretuar nga aktorja simpatike Lily Collins  që është e talentuar në sektorin e marketingut dhe papritur i ofrohet një punë e re në Paris. Gjatë gjithë serialit do të shihni vërshtirësitë që has ajo, teksa përpiqet të përshtatet me një tjetër kulturë, njerëz të rinj dhe padyshim me dramat e dashurisë. Emily in Paris është krijuar nga Darren Star, i njejti regjisor që korri sukses me serialin “Sex and The City”. Dhe lajmi i mirë është se së shpejti do të ketë dhe një sezon të dytë.

 

  1. The Queen’s Gambit

Ngjarjet e “The Queen’s Gambit”, që bazohet në romanin me të njëjtin titull të Walter Tevisit, zhvillohen në mes të viteve ’50 deri në fillim të viteve ’60. Në episodet e serialit që u bë i famshëm shpejt, jepet rrëfimi i një vajze jetime, e cila bëhet një prej lojtareve më të mira të shahut në botë, derisa përballet me telashe të shumta emocionale përfshirë këtu, edhe varësinë nga droga e alkooli.

 

  1. The Crown

“The Crown” tregon historinë e mbretërimit të Mbretëreshës Elizabet, duke filluar nga ngjitja e saj në fron, pas vdekjes të babait të saj, mbretit George VI (vitet 1940) e deri në kohët moderne. Do të shihni një portret më intim të mbretëreshës teksa përballet me plot vërshtirësi, si dhe ndërveprimet e saj me figura të njohura historike si: Margaret Thatcher, Ëinston Churchill etj. Momentalisht, seriali është në sezonin e katërt, ku do të shfaqet edhe Princess Diana.

 

  1. You

Për të gjithë të apasionuarit pas serialeve thriller – psikologjikë, “You” është një seriali që DUHET parë patjetër. Personazhi kryesor është Joe Goldberg, një menaxher në librari, i cili takohet me një vajzë që aspiron për t’u bërë shkrimtare. Joe fiksohet me të derisa nis ta përndjekë, si në jetën reale ashtu edhe në rrjetet sociale. Ai bën çdo gjë dhe përdor të gjitha mjetet e mundshme për ta njohur dhe për t’i qëndruar pranë asaj, madje edhe duke lënduar njerëzit e saj të afërm. Sezoni i katërt i serialit pritet të transmetohet gjatë vitit të ardhshëm, edhe pse nuk ka ende një lajm zyrtar.

 

  1. Elite

Seriali “Elite”, është seriali më popullor spanjoll në Netflix, ku ngjarjet vendosen në Las Encinas, një shkollë e mesme private dhe tregon marrdhëniet midis tre studentëve adoleshentë të varfër që rregjistrohen në shkollë përmes një burse dhe shokët e tyre të pasur në të njëjtën klasë. Elitë eksploron dramat e të qënurit një adoleshent i varfër në një ambjent të pasurish. Nuk duam t’ju tregojmë më tepër dhe t’ju heqim kuriozitetin, kështu që ju mbetet veç t’i shihni këtë periudhë pushimesh.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN