MENU
klinika

Sa orë duhet të flini?!

A e dini se gjumi rrit imunitetin tuaj?

06.12.2020 - 11:05

Përhapja e koronavirusit na bëri të kuptojmë se shëndeti është pasuria jonë më e madhe. Dhe për të qenë të shëndetshëm, duhet të kemi një sistem të fortë imunitar dhe këtu gjumi luan një rol të rëndësishëm. Shkencëtarët kanë vërtetuar se gjumi i mirë përmirëson sistemin imunitar.

Flini 4, 5 orë çdo natë?

Kemi disa lajme të këqija për ju. Studimet tregojnë një rënie me 70% të qelizave të sistemit imunitar në trupin tone kur ne flemë katër deri në pesë orë gjumë. Si rezultat, trupi juaj nuk është në gjendje të luftoj dhe të mbrohet në mënyrë efektive nga viruset ngjitëse, të tilla si korona. Gjithashtu, trupit i duhet një periudhë më e gjatë rekuperimi pas një sëmundjeje.

Por, ka dhe lajm të mire, kjo rënie rekuperohet sapo të filloni të bëni një gjumë të plotë 7 deri në 9 orë. Pra, mos harroni të ngopeni me gjumë, gjumë cilësor çdo natë!

Nuk janë vetëm viruset që po rrezikojnë shëndetin tuaj

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj, gjumi është armatura juaj më e mirë. Gjatë periudhës aktuale të Covid-19, sistemi juaj imunitar ka qenë nën kërcënim të madh. Jo vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, por edhe për shkak të stresit që shoqëron këto kohë të pasigurta.

Ky vit ka qenë i pa precedent dhe si i tillë dhe mbajtja nën kontroll e nivelit të stresit tonë nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme. Zgjidhja jonë? Fli më shumë, stresohu më pak – pas një gjumi të mirë përballemi më mire me stresin dhe shqetësimet. Kjo është një tjetër fuqi mahnitëse e një gjumi të cilësor.

Po sikur stresi dhe shqetësimet të më lënë pa gjumë në mbrëmje?

Para së gjithash, vendosni kushtet e duhura që ju nevojiten për gjumë, për shembull:

  • Kontrolloni dhomën tuaj për zhurma të jashtme ose shpërqendrime të tjera. Kjo përfshin dhe shpërqendrimin nga gërhitja e partnerit.
  • Gjithmonë zgjidhni dyshekun e duhur për ju dhe partnerin tuaj dhe sigurohuni që dysheku juaj të jetë i rehatshëm dhe të ofroj mbështetjen e duhur. Me zgjedhjen e duhur, gjumi do të jetë më i lehtë.
  • Kushtojini vëmendje edhe jastëkëve të mirë dhe të rehatshëm. Bëjeni dhomën joshëse, që të fton në gjumë.

Tani që ambienti juaj i jashtëm është i këndshëm dhe gati për ju, duhet të përqendroheni gjithashtu në “kushtet e brendshme”. Me fjalë të tjera – ju duhet të relaksoheni që të jeni në gjendje të bini shpejt dhe paqësisht në gjumë.

Si mund të relaksohem para se të shkoj në shtrat?

  • Aktiviteti fizik intensiv dhe çdo lloj ekrani nuk rekomandohen.
  • Shkoni në shtrat me një libër në dorë – ose thjesht mendime të këndshme.
  • Pastroni mendjen nga shqetësimet. Yoga, meditimi dhe teknika të ngjashme mund t’ju ndihmojnë në mënyrë efektive.
  • Mund të përpiqeni gjithashtu të shkruani ose të flisni shqetësimet tuaja me zë të lartë. Shprehja e tyre në një mënyrë të tillë ndihmon në zgjidhjen e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj