MENU
klinika

Europa League

Arsenal perfekt, Napoli në krye, Roma kalon me humbje

10.12.2020 - 20:59

Janë mësuar 12 ekipet e para që kalojnë grupet e Europa League dhe do të ndeshen më pas në fazën me eliminim direkt. Në fakt, disa prej ekipeve ishin kualifikuar që pas raundit të pestë, ose edhe më herët, sic ishte rasti i Arsenal.

Topcinjtë e Londrës janë të vetmit nga Champions dhe Europa League që regjistruan 6 fitore në grup, pra me pikë të plota 18. Arsenal fitoi sonte në transfertë 4-2 ndaj irlandezëve të Dundalk.

Edhe pse trajneri Arteta kishte bërë rotacion, lojtarët e vlerësuan maksimalisht ndeshjen dhe nuk e diskutuan suksesin. Në këtë grup kualifikohet edhe Molde, që barazoi sonte 2-2 në fushën e Rapid Vienna.

Në turin tjetër shkojnë edhe dy skuadrat italiane, Napoli dhe Roma. Të kaltrit barazuan 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona” përballë spanjollëve të Sociedad. Një gol spektakolar i Zielinskit në pjesë e parë, ndërsa miqtë barazojnë në 92’.

Napoli kualifikohej edhe me një barazim dhe kështu ndodhi, madje në vendin e parë. Goli në 92’ kualifikoi edhe Sociedad, teksa në ndeshjen tjetër Rijeka pas asnjë objektiv mposhti 2-1 holandezët e AZ Alkmar.

Roma, e kualifikuar, duket se kishte udhëtuar pa motiv në Bullgari përballë CSKA Sofie. Vendasit fituan 3-1 në shtëpi, fitore morali, pasi mbeten në fundin e renditjes, Marash Kumbulla e nisi titullar, por u zëvendësua në të dytën.

Dramatike në grupin e Romës për vendin e dytë. Në Bernë, deri në 92’ rumunët e Cluj po fitonin 0-1 përballë Young Boys, por një penallti e diskutueshme i jep barazimin ekipit vendas (karton i kuq për portierin), që më pas shënon edhe të dytin dhe kualifikohet si vend i dytë në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN