MENU
klinika

Telashe për mbrojtësin

Hysaj sërish pozitiv, humb ndeshjen me Sociedad

10.12.2020 - 12:10

Nuk ka paqe për Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin. Kapiteni i Shqipërisë dhe i Kosovës kanë rezultuar sërish pozitivë me Covid-19 nga tamponët e kryer nga Napoli dje në mëngjes. Dy mbrojtësit shqiptarë tashmë janë në izolim në shtëpi.

Ata ishin rikuperuar nga virusi, pasi u testuan negativë në kontrollin e parafundit. E enjtja nis keq për Napolin, që është i angazhuar me ndeshjen kundër Real Sociedad në “Europa League”. Ekipit nuk i janë bashkuar dot dy shqiptarët.

“Tamponët e kryer dje në mëngjes janë të gjitha negativë ndaj Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar. Menjëherë janë izoluar, duke pritur të bëjnë një tampon të ri” – është lajmërimi që bëri klubi i Napolit.

Hysaj rezultoi pozitiv që para ndeshjes së fundit në Ligën e Kombeve me Bjellorusinë, më 18 nëntor. Ai humbi radhazi 3 ndeshje në kampionat dhe 2 në Europa League.

Por sapo u bë gati dhe ndoshta mund të ishte në formacion ndaj Sociedad, vjen sërish goditja e dytë nga koronavirusi. Ashtu si herën e parë, Hysaj nuk ka simptoma, por rregullorja është e qartë, izolim i menjëhershëm. Tashmë pritet vetëm testi i radhës, me shpresën që të dalë negativ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimet sipas “Transfermarkt”

Ulen vlerat, Kumbulla mbetet në krye te Kombëtarja