MENU
klinika

Vlerësimet sipas “Transfermarkt”

Ulen vlerat, Kumbulla mbetet në krye te Kombëtarja

09.04.2020 - 13:22

Vlerat e futbollistëve të Kombëtares në treg janë ulur nga 10 deri në 20 %, por ka edhe nga ata që kanë humbur më shumë dhe kjo lidhet kryesisht edhe me moshën. Marash Kumbulla mbetet në krye nga Kombëtarja shqiptare, teksa tani vlen 22.5 milionë euro, nga 25 mln që vlente një muaj më parë.

Mbrojtësi i Veronës ka humbur 10 % të vlerës së kartonit të tij. Thomas Strakosha ka humbur 20% dhe nga 25 milionë euro, vlen 20 mln euro. Po ashtu, rënie ka edhe Elseid Hysaj, që nga 16 mln euro një muaj më parë, vlen 13 milionë. Ajo që bie në sy tani është se me rivlerësimin e kartonëve të futbollistëve, janë vetëm 11 lojtarë të Shqipërisë që kalojnë vlerën e 1 milionë eurove.

Pezullimi i kampionateve në botë për shkak të pandemisë Covid-19 ka ulur vlerën e futbollistëve në treg. Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, e gjitha kjo vjen si pasojë e mungesës së ndeshjeve dhe krizës që ka kapur futbollin në rang global. Askush nuk i ka shpëtuar krizës, madje edhe yje si Messi, Mbappe e Neymar, që tashmë kushtojnë më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN