MENU
klinika

Champions League

Ndahen vazot, pritet short i keq për Barcelonën

10.12.2020 - 14:17

Faza e grupeve e Champions League përfundoi me shkëlqimin e madh të Real Madridit dhe zhgënjimin ulëritës të Interit. Tetë superfuqi europiane e mbyllën këtë fazë si lider në grupet e tyre përkatëse: Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, Juventus, Liverpool, Manchester City, PSG dhe Real Madrid.

Ndërsa Atalanta, Atletico Madrid, Barcelona, Borussia Monchengladbach, Lazio, Leipzig, Porto dhe Seville u kualifikuan si të dytët. Spanja dhe Gjermania do të përfaqësohen me nga 4 skuadra në fazën tjetër. Italia dhe Anglia do të përfaqësohen me nga tre ekipe, ndërsa Franca dhe Portugalia me nga një skuadër.

Edhe njëherë tjetër u vërtetua dominimi i 5 ligave kryesore evropiane në Champions, teksa skuadra kampione nga Lindja apo nga liga të dorës së dytë, e kanë të vështirë të çajnë përpara. Të hënën në orën 12:00 do të hidhet shorti i fazës me eliminim direkt.

Nuk lejohen në këtë tur përballjet nga i njëjti shtet dhe me ato që kishin në grup. Do të jetë dy vazo, skuadrat që zunë vendet e para dhe ato të dyta. Barcelona është skuadra e madhe që rrezikon më shumë, pasi ndodhet në vazon e dytë.