MENU
klinika

La Liga, Java 13

Barcelona bën dy fitore radhazi në La Liga

16.12.2020 - 23:13

Më në fund, Barcelona bën dy fitore radhazi në kampionat, duke larguar minikrizën që kishte përfshirë kampin blaugrana. Katalanasit fituan 2-1 në shtëpi me përmbysje ndaj Real Sociedad, që tashmë nuk kryeson më.

Real Sociedad ka gjetur golin e avantazhit i pari. Willian Jose gjeti golin pas një aksioni përfekt të miqve. Mbrojtja vendase u tregua sporadike, ndërsa miqtë gjetën avantazhin për 0-1 në minutën e 27.

Gëzimi i miqve zgjati vetëm 4 minuta, pasi ishte Jordi Alba që barazoi rezultatin për 1-1. Supergoli i mbrojtësit të majtë rikthu Barcelonën në lojë, që arrin ta kthejë rezultatin që në pjesën e parë.

De Jong shënoi në minutën e 43′ pas një aksioni model të ndërtuar nga vendasit. Alba pasoi në mënyrë perfekte për mesfushorin, që pushoi topin në rrjetë për 2-1. Lionel Messi disi në hije sonte. Pjesa e dytë pati raste, por jo gola. Barcelona ngjitet në vendin e pestë, 6 pikë larg kreut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin