MENU
klinika

Një histori e pazakontë

Biblioteka e krijuar nga pastruesit e Ankarasë

28.12.2020 - 20:55

       E gjeni në kryeqytetin turk dhe është me gjasë, biblioteka më e veçantë në botë.  Mundet të tingëllojë paradoksale, por librat e kësaj “ngrehine kulture” janë mbledhur nga persona që, për të jetuar u duhet të pastrojnë koshat e mbeturinave./Konica.al

Ata kishin idenë për të mbledhur të gjithë librat që gjetën në rrugë. Kjo, duke e ditur se librat nuk kanë kohë, ndaj filluan veprimin. Ata e çmuan vlerën e këtyre librave dhe në vend që t’i hiqnin qafe, vendosën t’i mbanin në bibliotekën e tyre, për të cilën nuk e kishin idenë se shumë shpejt, do të bëhen kaq të popullarizuar.

Si filloi?

Ata kanë mbledhur libra për muaj të tërë dhe dalë-ngadalë, numri i tyre në rafte u bë gjithnjë e më i madh. Ndërsa, sa dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë libra menjëherë.

Ideja fillestare ishte që biblioteka të mirëmbahej vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por, ndërsa popullariteti po rritej gradualisht, ajo u hap për publikun, në shtator të vitit të kaluar. Tanimë, aty gjenden mbo 6 000 libra.

Ndërkaq, ekziston edhe seksioni i librave për fëmijë dhe një tjetër, kushtuar kërkimit shkencor. Për më tepër, vizitorët dygjuhësh mund të gjejnë libra në anglisht dhe frëngjisht, gjithashtu.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit