MENU
klinika

Vendimi i fundit

Bjellorusia pezullohet nga Olimpiada prej Lukashenkos

09.12.2020 - 13:28

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pezulloi pa afat Bjellorusinë dhe Komitetin Olimpik të këtij vendi nga eventet e ardhshme olimpike, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Ky vendim është marrë pas zgjedhjes së Alexander Lukashenko për të 6-n herë radhazi si president i Bjellorusisë. Ndërkohë që Lukashenko mban edhe postin e presidentit të Komitetit Olimpik Bjellorus. Sipas Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ai ka ushtruar presion te mjaft sportistë bjellorusë, që janë kërcënuar verbalisht dhe psikologjikisht për të mbështetur Lukashenkon, që udhëheq këtë vend prej 26 vitesh.

Zgjedhjet e fundit në Bjellorusi kanë krijuar mjaft protesta në vend. Pasi pezulloi Bjellorusinë, është marrë edhe vendimi tjetër, që të gjithë sportistët e këtij vendi mund të marrin pjesë dhe të garojnë në “Tokyo nën flamurin olimpik ndërkombëtar. Ashtu sikurse ndodhi me Kuvajtin në “Rio 2016”. Pritet të mësohet nëse sportistët do të lejohen nga Bjellorusia të garojnë me flamurin olimpik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profili/ Në komunizëm e thërrisnin “Babai”

“Diktatori i fundit i Europës”, që trazoi botën