MENU
klinika

Trashësia shkon deri në 10 centimetra

Bora mbulon Dardhën e Voskopojën!

12.12.2020 - 12:07

Mbrëmjen e së premtes reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 cm në lartësi mbi 1200 m.

Ndërkohë mësohet se nga reshjet e borës nuk ka probleme apo bllokim qarkullimi.

Aksi rrugor Korçë-Voskopojë i kalueshëm pa problem pasi është pastruar dhe kriposur, gjithashtu segmenti rrugor Korçë-Dardhë i kalueshëm pa problem, por kujdes në km e 9-të pasi ka prezence akulli dhe bore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN