MENU
klinika

“Tregjet plot, njerëzit blejnë bretkosa dhe breshka"

Çfarë ndodh në qytetin ku lindi Covidi, ndërkohë që bota është në izolim?

08.12.2020 - 12:48

Një mëngjes tipik i dhjetorit, një nga tregjet e ushqimit në qytetin kinez të Ëuhan është plot me njerëz që shkojnë për të blerë perime, por edhe peshq të gjallë, bretkosa dhe breshka. Pothuajse një vit pasi qyteti njoftoi rastet e para në botë me COVID-19 në një nga tregjet e tij, jeta në Wuhan është kthyer kryesisht në normalitet.

Ndërkohë që në gjithë botën ka masa të forta kufizuese, njerëzit në këtë qytet shprehen të qetë se nuk kanë frikë.

“Unë nuk kam frikë. Nga çfarë të kemi frikë?”, tha një tregtar, i cili shet peshk dhe perime.

Pamjet që publikojne mediat pak të lënë të kuptohet se çfare roli kishte Wuhan në pandeminë e koronavirusit, i cili ka infektuar më shumë se 67 milion njerëz në të gjithë botën, duke vrarë rreth 1.5 milion njerëz.

Kina paralajmëroi për herë të parë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për 27 raste të “pneumonisë virale” në Wuhan më 31 dhjetor. Autoritetet mbyllën një treg të lagësht në qytet të nesërmen, pasi zbuluan se disa pacientë ishin shitës.

Kjo shënoi fillimin e një periudhe të errët për qytetin me 11 milion banorë në Kinën qendrore, por qe sot situata duket krejt ndryshe.