MENU
klinika

"Ky problem shkon përtej partive politike..."

Çfarë ndodhë nëse vendi mbetet pa President pas 6 muajve?

20.12.2020 - 20:19

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Posti i U.D Presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se 6 muaj

Me 5 nëntor, mori postin e të parës së shtetit.Por, kjo pozitë, që ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sipas Kushtetutës së Kosovës, ka të drejtë ta ushtroj vetëm 6 muaj, po del mollë sherri mes partive politike.

Këtyre të fundit, thirrje të bëhen njëzëri, së fundmi iu erdhën edhe nga Shqipëria.

“Mendoj që ky problem i takon partive politike, të cilat duhet të bëjnë një pakt për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike që është, jo vetëm thjesht për zgjedhjen e presidentit, por edhe për problemet më të rëndësishme që ka Kosova sot”, tha Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

E afati i fundit për ta gjetur emrin e ri të presidentit, po afrohet.

Sipas njohësit të çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, duhet që Kuvendi i Kosovës ta zgjedh presidentin e ri, së paku një muaj para përfundimit të 6 mujorit të paraparë në Kushtetutë.

Por, çfarë ndodh, nëse partitë politike nuk merren vesh për emrin e presidentit të ri, deri në mars të vitit të ardhshëm? Miftaraj po ashtu thotë se Kushtetuta e Kosovës, nuk e parasheh që pozitën e presidentit, pas Kryetares së Kuvendit, ta marrë dikush tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN