MENU
klinika

Zbardhen detaje nga aksidenti në Fier

“Dy viktimat i binin xhamit me dorë, donin të dilnin”

28.12.2020 - 11:07

Burrë e grua kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Mjeti tip “Toyota Corolla” me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” dhe si pasojë ka përfunduar në një kanal me ujë. Fatkeqësisht burrë e grua, Ndue dhe Pashkë Preçi, ende të paidentifikuar, kanë mbetur të bllokuar dhe kanë humbur jetën.

Një banor i zonës ka treguar momentin kur ka nxjerr me zetor makinën nga kanali me ujë, por fatkeqësisht dy personat që udhëtonin me të kishin ndërruar jetë pasi ishin mbytur.

“Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Në këtë unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i mbrasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mbytur.

Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i mbrasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta thyeje që të dilnin”, u shpreh banori.