MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Është më e thjeshtë të shkatërrosh sesa të rindërtosh!

25.12.2020 - 16:55

Pse një president i SHBA në javët e fundit të administratës së tij do të donte të fillonte ekzekutimin e të burgosurve federalë me një ritëm të furishëm, edhe pse ai fal katër mercenarë amerikanë që vranë 14 civilë irakianë?

Qeveria federale ka vrarë dhjetë burra tashmë këtë vit, më shumë vrasje gjyqësore sesa në të gjitha shtetet e Amerikës së bashku.

Dhe aktiviteti frenetik po vazhdon edhe kur administrata nuk po bën asgjë tjetër, përveç kontestimit të zemëruar të rezultateve të zgjedhjeve. Është Presidenti i zgjedhur Joe Biden ai që po përpiqet të flasë me ndjeshmëri për krizën COVID-19 në Amerikë, jo Donald Trump.

A është gjakderdhja e Trump sepse ai humbi zgjedhjet?

A është vetëm një çështje e ligësisë personale? Apo është simbolik, një gjest brutal drejt “ligjit dhe rendit”?

Një lloj agresionit ka shënuar katër vitet e presidencës së Trump.

Barack Obama kishte të metat e tij si president, por ai gjithnjë tregonte dinjitet dhe përsosjeje.  Obama nuk është vetëm një shkrimtar elegant, por edhe një lexues i zgjuar. Sjellja e tij në detyrë ishte gjithmonë e patëmetë dhe ai dhe gruaja e tij, Michelle, janë modeli i një çifti tepër të civilizuar.

Dhe kjo është pikërisht ajo që disa nga kundërshtarët e tij nuk mund të kenë kurrë. Racistët e urrenin vetë idenë për t’u qeverisur nga një njeri i zi. Por fakti që ai ishte një njeri i zi aq i arsimuar dhe i edukuat e bëri edhe më të patolerueshme ngjitjen e tij në postin më të lartë.

Shumë komentatorë në katër vitet e fundit kanë theksuar se Trump ishte nxitur nga një dëshirë e fiksuar për të shkatërruar gjithçka që kishte ndërtuar paraardhësi i tij.

Një nga teknikat verbale të Obamës ishte të deklaronte se instinktet themelore që fshiheshin në cepat e errët të jetës amerikane nuk ishin “ata që jemi” si amerikanë.

Tortura e të burgosurve në “vendet e zeza” në të gjithë botën nuk ishte “kush jemi ne”. Vrasjet raciste në kishat e zeza nuk ishin “ata që jemi”. Dhe kështu me radhë.

Obama ishte një udhëheqës me ideale. Ai shprehu në librat dhe fjalimet e tij një ideal të lartë të Shteteve të Bashkuara. Në këtë aspekt, ai ndoqi shembullin e Martin Luther King, Jr. Të dy burrat ishin plotësisht të vetëdijshëm për anën e ashpër, të dhunshme, raciste të Amerikës.

Të dy shpresonin se vendi i tyre do të jetonte një ditë në përputhje me vizionin e tyre për të.

Kjo është pikërisht ajo që provokoi agresionin e Trump dhe mbështetësve të tij të përkushtuar. Të qenit i vrazhdë, të paragjykuarit dhe lartësuarit dhunën ishte çelësi i suksesit të Trump.

Ishte hakmarrja e tyre ndaj Obamës dhe gjithçkaje që ai kërkonte.

Popullariteti i Biden është bazuar në të kundërtën . Ai është anti-Trump që premton të rikthejë dinjitetin në politikën amerikane.

Ashtu si Obama, ai shpreh besim tek arsyeja dhe dypartiak patriotik dhe premton se administrata e tij do t’i japë fund një epoke të vandalizmit social dhe politik.

Ne nuk e dimë nëse ai do të ketë sukses. Është shumë më e lehtë të shkatërrosh sesa të rindërtosh, siç demonstroi presidencia e Trump herë pas here.

Ian Buruma është autor i librave të shumtë, përfshirë “Vrasja në Amsterdam: Vdekja e Theo Van Gogh dhe kufijtë e Tolerancës”, “Viti Zero: Një Histori e vitit 1945”,  “Një Romancë në Tokio: Një Kujtim”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al